Lehtësira për energjinë e rinovueshme, Balluku: Sipërmarrësit, 1 vit kohë për studimin e zonave

Nga Marinela Lina
6 Mars 2024, 16:38 | Ekonomi

Për sektorin privat që vendos të investojë në parqet eolike dhe solare do të ketë lehtësime sa i përket procedurave aplikuese për ndërtimin e tyre.

Bizneset do të kenë mundësi 1 vit kohë për studimin paraprak të zonës. Pas mbledhjes së Këshillit të ministrave, zëvëndeskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur ndryshimet lehtësuese të cilat prekin edhe vetprodhuesit e energjisë elektrike.

“Përmirësime në VKM 882, për miratimin e rregullave të ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncensioni. Janë disa çështje që lehtësojë procesin tashmë inicitativa e sektorit privat që do ndërtojnë parqe eolike dhe solare është në rritje. E para duke I dhënë aplikimeve mundësi që të kenë një kohë paraprake për studimin. 12 muaj për studimin e zonës të jetë e përfshirë në lejen e autorizmit paraprak,” u shpreh Balluku.

Do certifikojmë të gjithë prodhuesit që ngrenë kapacitete elektrike për arsye vetprodhimi, kanë të drejtë ta hedhin në rrjetet e transmetimit pa kërkuar nga shteti të kompensohen për këtë sasi të hedhur. “

E pyetur për Tecin e Vlorës ministrja Balluku tha se ka një plan me 3 module në proces për vënien në punë të tij.

“Ka në plan ta vemë në punë është punuar me exelerate power. Teci i Vlorës u ndërtua gabim në 2010. Shteti shqiptar ka qenë i detyruar të paguajë një kredi të marr. Mësojmë nga gabimet e qeverive të shkuara dhe në sektorin energjitik.  Teci i Vlorës po projekton  për 3 module, 100 mgh, 150, mgh, 100 mgh.”

Ndalur tek ecuria e naftës në Shpirag, ministrja Belinda Balluku u shpreh optimiste për nxjerrjen e saj në sipërfaqe teksa tha se ende priten të publikohen të dhënat nga kompania holandeze Shell.

“Ne deklarojmë atë që deklaron shelli dhe është shumë serioze. Ne themi cfarë ka thënë shelli që do dërgojë të dhënat edhe ne atë themi. Nëse Shell nisi me vonesë është e parashikuar në kontratë. Nafta është gjetur. Është konfirmuar nga Shell dhe ka cilësinë e Arabisë Saudite dhe Texasit. Të gëzohemi që e kemi naftën në mos sot do dalë në një moment tjetër.”

Ndër vendimet e miratuara në këtë mbledhje të qeverisë janë dhe investimet në ndërtesat publike por dhe përmirësimi I shërbimit të furnizimit me ujë në vend.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli