Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Skema e bujqësisë dhe blegtorisë: Jo më bidon e tollon për naftën, por para në llogari bankare

Nga Marjo Brakaj
6 Mars 2024, 15:36 | Ekonomi

Fermerët nuk do të marrin bidonë apo tollona për naftën, por para’ në llogaritë e tyre bankare për ta blerë vetë atë. Qeveria ka miratuar me disa ndryshime në raport me vitet e mëparshme Skemën Kombëtare të Bujqësisë dhe Blegtorisë 2024.

“Për këtë jemi duke punuar që të kemi mbështetje edhe nga sektori bankar që kemi kosto të reduktuara për këto llogari të fermerëve përfitues”, tha ministrja Denaj.

Ndërkohë skema thuajse mbetet e pandryshuar në drejtim të masave. Ata që kanë lopë do të marrin 10 mijë lekë për krerë, ndërsa ata që mbarështojnë të imëta 1 mijë e 200 lekë. Me 1 mijë lekë do të mbështeten bletarët, ndërsa kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit do të marrin 200 mijë lekë për hektarë. Në skemë janë përshirë edhe bimët medicinale me 30 mijë lekë për hektarë.

Skema e bujqësisë dhe blegtorisë: Jo më bidon e tollon

“Prioritet do të kenë aplikuesit që do janë anëtarë të një shoqërie të bashkimit bujqësor, ose bashkim operatorësh me të paktën shtatë anëtarë. Përjashtim bën rasti i serrave, do të jetë katër numri minimal i anëtarëve. Prioritet pra do të jetë për aplikuesit që vijnë si bashkësi operatorësh në të dy format dhe pjesa tjetër do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për pjesën tjetër të aplikantëve që plotësojnë kriteret”, theksoi ministrja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tregoi edhe se kur do të nisë shpërndarja e masave mbështetëse për fermerët.

Skema e bujqësisë dhe blegtorisë: Jo më bidon e tollon

“Aplikimet pritet të çelen në fund të muajit mars, dhe sipas Denajt, data e synuar është 27 marsi, me synimin që të gjenden hapësira për të mbështetur të gjithë aplikantët”, u shpreh Denaj.

Edhe këtë vit fondi në dispozicion në Skemën Kombëtare të Bujqësisë dhe Blegtorisë mbetet i pamjaftueshëm për të mbështetur të gjithë fermerët. Paratë  janë të mjaftueshme vetëm për 70 mijë fermerë, nga 97 mijë në total të pajisur me NIPT.

A2 CNN Livestream

Dita jonë