Ligji për investimet strategjike, afati zgjatet deri në fund të vitit, bie propozimi për 2027

Nga Marinela Lina
5 Mars 2024, 15:05 | Ekonomi

Nisma e deputetit Eduard Shalsi për zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike deri në 2027 është rrëzuar nga Komisioni Ekonomisë duke propozuar si afat të ri fundin e vitit aktual.

Përveç afatit Komisioni rrëzoi të gjitha propozimet e tjera të deputetit socialist, që sipas tij, synonin përmirësimin e këtij ligji, me arsyetimin se qeveria po përgatit ligjin e ri për investimet.

Eduard Shalsi: Tek ligjet sugjeruan dhe miratuan që të mbetemi te propozimi im por me një ndryshime që të mbahet afati jo  në 2027 por në fund të 2024 me kushtin që të përgatitet ligji integral për të cilin puna ka filluar është asistuar nga disa partner të huaj.

Erjon Braçe: Edhe unë jam për shtyrjen e afatit deri në 2024 të gjitha të tjerat  le të kalojnë me procedurat ligjore. Nuk ka më nevojë për ligje që favorizojnë përtej procedurave të zakonshme.

Dashamir Shehi: Të mbyllet në fund të vitit, tërheqje zvarrë prej vitesh. Duhet të ishte në sektorin e naftës  e sektor prioritarët.

Ligji u kundërshtua nga deputetët demokrat të pranishëm në komision duke u cilësuar si jo transparent dhe korruptiv.

Jorida Tabaku: Akoma AIDA s’na ka dhënë impaktin e ligjit, ca na ka sjellë etj. 75% e tyre janë realizuar në fushën e turizmit, ligji abuziv dhe klientelist.

Dashamir Shehi: Investime strategjike u bën vetëm disa hotele, restorante që s’janë kurrgjë strategjike. Po bëhen vetëm për një grusht njerëzish.

Komisioni i Ekonomisë votoi në tërësi ligjin për investimet strategjike me 12 vota pro dhe një abstenim nga deputeti Ejron Braçe.

I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos