Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Nga ballokumja te veroret, produktet tradicionale i paguam deri në 25% më shtrenjtë

Nga Marinela Lina
14 Mars 2024, 15:31 | Ekonomi

1 ditë në vit, por me çmime më të larta. Kështu variojnë çmimet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, atje ku dhe festa e Ditës së Verës është përqendruar. Nga produktet tradicionale të ditës së shënuar si ballokumja, por dhe ekspozimi i produkteve të tjera si fruta e perime, i gjejmë më të shtrenjta se ditët e tjera.

“Ecuria e çmimit të ballokumes, në krahasim me vitet e tjera, është rritur për shkak se janë rritur kostot. Gjalpi veza, mundimi që harxhojmë t’i përgatisim dhe t’i sjellim këtu”, thotë Xhemi Saliu, shitëse nga Elbasani.

Xhemi Saliu nga Elbasani prej 5 vitesh, udhëton disa kilometra drejt Tiranës për të shitur ballokumet e përgatitura në kushte shtëpie. Sipas saj, kërkesa është më e lartë në kryeqytet.

“Them se është më mirë këtu në Tiranë për të shitur. Kam përgatitur 1 mijë ballokume. Vijmë çdo vit në Tiranë”, tregon shitësja.

Këtë fillim vere, sipas shitësve, interesi i qytetarëve ka qenë më i lartë për të blerë. “Këto janë ballokume me vezë dhe gjalpë fshati ne i bëjmë vet janë 150 lekë. Ne kemi shumë vite që shesim, por këtë herë interesi i qytetarëve ka qenë më i lartë”, thotë Rime Koci, shitëse.

Nga 120 lekë në 2023  qytetarët u detyruan ta blejnë 25 % më shtrenjtë, ballokumen, ëmbëlsirën tradicionale të ditës së verës. 150 lekë për qytetarët është një çmim i shtrenjtë referuar madhësisë por përsëri një ditë në vit nuk ngurrojnë ta blejnë.

“Kishte 1 mijë lekshe, 1 mijë e 500 ose 2 mijë lekë. Varet sa kanë xhepin qytetarët.” “Për momentin çmimet mu dukën mirë”, thonë qytetarët.

Përveçse nga Shqipëria kësaj feste ishin bashkuar dhe shqiptarët nga Kosova të cilët çmimet i konsideronin të larta në këtë ditë feste.

“Mu dukën të shtrenjta krahasuar me vite më para”, thotë një tjetër. Jo vetëm ballokume e verore, por dhe produkte të tjera në shitje gjatë ditës së verës.

“Interesi i qytetarëve mirë por jo shumë. Unë si zanat e kam 42 vite kurse kur ka panaire dal i tregtoj”.

Prej afro 20 vitesh Dita e Verës kremtohet si një festë kombëtare në vendin tonë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi