Pas qindra milionëve euro të shpenzuara e kalvarit të inceneratorëve, shoqëruar me disa dhjetëra zyrtarë të dënuar, Shqipëria pritet të marrë një tjetër drejtim për menaxhimin e mbetjeve. Qeveria ka miratuar ngritjen e Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, një strukturë në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
“Kjo agjenci që nuk është një nisëm 100 për qind e qeverise qeverisë sonë. Është një nisëm e ardhur nga OECD e cila ka bërë një vlerësim gjatë muajve të fundit mbi potencialin e ekonomisë qarkulluese në vendin tonë”, u shpreh Françeska Korançe, inxhiniere mjedisi.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave agjencia do të ketë funksion koordinues dhe monitorues në menaxhimin e integruar të mbetjeve përmes ekonomisë qarkulluese, që synon nxitjen e ndarjes në burim dhe riciklimin. Sipas vlerësimeve, nëse Shqipëria njekë këto hapa mund të fitojë ekonomikisht nga mbetjet.
“Projekte të tilla krijojnë modele dhe ndihmojnë bashkitë që të mos i konsiderojnë më mbetjet vetëm si problem, por si lëndë e cila mund të kthehet në dobi të ekonomisë së vendit”, shtroi Korançe.
Veç përpjekjes për të gjetur zgjidhje sa më efektive për menaxhimin e mbetjeve, ndryshimi i strategjisë së menaxhimit të mbetjeve vlerësohet si i rëndësishëm edhe përafrimi i bazës ligjore shqiptare me atë të Bashkimit Europian.
“Kapitulli 27 është tejet i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj vendi duhet të punoj֝ fort në drejtim të mbrojtjes mjedisore”, shtoi Korançe.
Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme. (A2 Televizion)