Amerika është e fokusuar dhe mbështet Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për zhvillimin e demokracisë mbrojtjes dhe ekonomisë në vend. Këtë mesazh, i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, David Wisner i bëri gjatë një takimi me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, ku vizituan edhe këndin amerikan pranë qendrës kulturore në Kukës.
I pyetur për projektin e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, Wisner ka qenë konkret në përgjigjen e tij.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Kukësit bëri të ditur hapat e pritshëm për projektin e Skavicës. Së shpejti në Kukës pritet të organizohet edhe një takim me dhomën amerikane të tregtisë, në lidhje me potencialet që ka ky qytet (A2 Televizion)