Mungesa e fuqisë punëtore por dhe kostot e punës konsiderohen dy rreziqet më të mëdha për sipërmarrësit e vegjël dhe të mëdhenj në vend. Në anketën e prezantuar nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë, bizneset parashikojnë të reduktojnë punonjësit por dhe investimet e tyre.
“54% do të kenë të njëjtin trend të punonjësve dhe 22% do të ulin numrin e tyre. Në lidhje me investimet kapitale 27% e kompanive mendojnë se do t’i rrisin, 49% s’do kenë investime për vitin e ardhshëm dhe 24% do t’i ulin investimet”, tha Bledar Mankollari.
Një situatë të tillë presidentja e DIHA-s Znj. Stephanie Sieg-Farka e konsideroi një problem që duhet të zgjidhet sa më parë.
“Pritshmëritë e kompanive anëtare mbeten përgjithësisht të qëndrueshme, por mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore dhe rritja e kostove të punës mbeten shqetësime kryesore për biznesin. Megjithatë, pavarësisht sfidave rajonale dhe globale, vendi duhet të vazhdojë të fokusohet tek integrimi në Bashkimin Evropian”, tha Stephanie Sieg Farka.
Por në afatgjatë, sipërmarrjet tregohen pesimiste teksa shumica e tyre e parashikojnë problematike klimën e të bërit biznes.
“Për vitin e ardhshëm 22% e kompanive mendojnë se situata ekonomike do të përmirësohet dhe 51% e kompanive thonë nuk do ndryshojë. Dhe 27% mendojnë një ecuri jo pozitive në të ardhshme”, theksoi Mankollari.
Vitet e kaluara perceptimi për ekonominë ka qenë më negative se ecuria e biznesit. Këtë vit kemi ekonomi më të mirë dhe perceptim më negative te bizneset. Kanë një situatë pozitive në biznesin e tyre 51% mendojnë se nuk u ka ndryshuar situate dhe 21% një trend negative në biznesin e tyre.
Teksa transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, fuqia punëtore e kualifikuar dhe siguria ligjore konsiderohen ende një problem, Gjermania garanton mbështetjen e saj të vazhdueshme me projekte të ndryshme.
“Gjermania siguron se do të mbështes me vendosmëri zhvillimin e saj ekonomik. Mbështesim integrimin rajonal përmes procesit të Berlinit ku një ndër to heqja e kontrolleve kufitare. Por dhe nëpërmjet planit të rritjes së Ballkanit perëndimor ku gjermania kontribuesi më i madh. Projekte infrastrukturorë në transport ekonomia qarkulluese dhe duke mbështetur start up-e dhe duke këshilluar ministritë”, u shpreh Karl Begner, Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.
Përballë një situate të tillë, 38% e bizneseve parashikojnë një rënie të të ardhurave të tyre, 30% nuk presin t’u ndryshojnë ndërsa 32% parashikojnë një rritje. (A2 Televizion)