Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, ishte i ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, ku foli për rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Sipas tij, zakonisht spiralja është e tillë që, me rritjen e inflacionit, rriten gjithmonë pagat për të kompensuar. Pra, sipas Brumbullit, mesazhi që kërkon të japë Banka e Shqipërisë nëpër kësaj rritjeje, është që të frenojë konsumin.
A duhej bërë kjo rritje e normës bazë të interesit?
Për të gjykuar, ne nuk jemi të themi pjesë e vendimmarrjes. Argumentet që u dhanë tregon që kjo masë ishte e pritshme. Në mos do ndodhte këtë javë, do ndodhte dy javë më vonë. Pra, kaq do të ishte afati, por rritja ishte e pritshme.
Pyetja juaj, nëse do të kemi rritje tjetër pagash, nuk do të thotë se, nëse do rriten pagat, duhet të rritet patjetër edhe norma bazë. Mund të kemi presion, por nëse është i dukshëm dhe sasior, material, atëherë do të kemi rritje.
Zakonisht spiralja është e tillë që, me rritjen e inflacionit, rriten gjithmonë pagat për të kompensuar. Pra, mesazhi që kërkon të japë Banka e Shqipërisë nëpër kësaj rritjeje, është që të frenojë konsumin. (A2 Televizion)