Rritja e normës bazë të interesit, Gjergji: Këtë herë e panevojshme, duhej parë ecuria e inflacionit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 22:30 | Ekonomi

Rritja e normës bazë të interesit, Gjergji: Këtë

Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare, ishte i ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, ku foli për rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë me 3.25 për qind.  

Sipas Gjergjit kjo ishte një masë e panevojshme në këtë moment, por ai përshëndeti pesë rritjet e mëparshme të normës së interesit, duke ndjekur të njëjtën linjë me Bankën Qendrore të SHBA-ve.

Z. Gjergji a ishte e nevojshme rritja e normës bazë me 3.25 për qind?

Bazuar në atë që BSH ka publikuar, mendoj që nëse pritshmëritë bazohen vetëm te niveli i rritjes së pagave, atëherë mendoj që nuk ka qenë e nevojshme kjo rritje.

Politika monetare që BSH ka aplikuar deri në ngritjen e pestë të normës së interesit, mendoj që ka qenë korrekte. U ndoq pak a shumë e njëjta linjë me Bankën Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një frenim të fortë të inflacionit, që më pas e dha impaktin e tij.

Ndërsa në momentin që flasim mendoj që nuk ishte e nevojshme një rritje e normës së interesit. Ndoshta nga tremujori i parë i vitit që vjen Banka e Shqipërisë mund ta merrte në konsideratë, pasi të kishte hetuar ndërkohë ecurinë e inflacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos