Rajonit i "buzëqesh" fati, planifikohen 6 miliardë euro investime të tjera veç “Planit të Rritjes”

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 17:48 | Ekonomi



Pas pakos së madhe nga “Plani i Rritjes”, vendeve të Ballkanit Perëndimor do iu vihen edhe 6 miliardë euro të tjera në dispozicion. Këtë herë jo më nga Komisioni, por nga Banka Europiane e Investimeve.

“Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë de vendet e tjera të Rajonit. Janë para që po të përdoren ashtu siç duhet mund të sheshojnë disi disbalancat në jetën sociale dhe ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”, u shpreh eksperti Selim Blliku.

Sipas Bankës Europiane të Investimeve, pjesa më e madhe e këtyre parave do të përdoren për projekte infrastrukturore dhe energjetike. Gjithashtu në fokus do të jenë edhe bizneset e mesme dhe të vogla.

“Ngjan me “Planin e Rritjes”. Bizneset e vogla dhe të mesme iu shërbejnë komuniteteve. Punësohen njerëz. Infrastruktura, pavarësisht nëse është rrugore, ujore apo energjetike iu shërben këtyre sipërmarrjeve”, shtoi Blliku.

Që nga viti 2010, BEI ka investuar mbi 10 miliardë euro në rajon për të ndihmuar ekonomitë vendase të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e këtyre parave janë përftuar nga Serbia, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos