Rritet numri i ndërmarrjeve në vend: Bizneset fituan 3.3 miliardë lekë, tregtia po ecën më mirë

Nga Marinela Lina
16 Shkurt 2024, 15:50 | Ekonomi

Rritet numri i ndërmarrjeve në vend: Bizneset fituan 3.3 miliardë

Instituti i Statistikave të dhënat më të fundit i publikoi për vitin 2022 ku numri i ndërmarrjeve u rrit me 9.1% krahasuar me vitin 2021.

Rritet numri i ndërmarrjeve në vend: Bizneset fituan 3.3 miliardë

“Në regjistrin e ndërmarrjeve shqiptare janë ato me karakter tregtar. Mbi 43% tek shërbimet dhe tregtia. Në 2022 kemi 15 700 ndërmarrje të reja. Dhe 26% e tyre janë po me karakter tregtar,” shprehet Daniel Guçe, ekspert për sipërmarrjet.

Teka ky numër i ndërmarrjeve është në rritje paralelisht ecën dhe numri i të punësuarve në këto sektor ku për 2022 arriti në rreth 550 mijë të punësuar.

Rritet numri i ndërmarrjeve në vend: Bizneset fituan 3.3 miliardë

Sipas shifrave më shumë të punësuar janë në sektorët ”tregti”, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion” dhe ”shërbime të tjera”, të cilët zënë 64.8% të numrit të të punësuarve gjithsej, ndërsa pjesa tjetër në industri, ndërtim. Sipas ekspertëve në performancën e mire si në shtimin e punonjësve por dhe të ndërmarrjeve është dhe zhvillimi i bujshëm në sektorin e turizmit.

 “Turizmi do jetë prapë sektori që do ketë rritjen me të lartë SME të krijuara në 2023 dhe 2024 po dhe ofruesit e shërbimeve. 2 sektorët prioritarë bujqësia dhe turizmi do kenë rritjen dhe krijimin e SME të reja në vijim.”

Rritet numri i ndërmarrjeve në vend: Bizneset fituan 3.3 miliardë

Si pasojë edhe e shtimit të punës edhe fitimet për këto biznese ishin më të larta. Të gjitha ndërmarrjet në 2022 realizuan një fitim neto  në vlerën e 3.3 miliardë lekëve një rritje me 26.7% krahasuar me 2021. Shitjet më të larta neto u realizuan nga  prodhuesit e shërbimeve të cilët përbëjnë 64.7% të shitjeve neto gjithsej dhe më pak nga prodhuesit e të mirave.

Rritet numri i ndërmarrjeve në vend: Bizneset fituan 3.3 miliardë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos