Të varfër dhe të pabarabartë. Fotografia “bardh e zi” e mospasjes ndërmjet Tiranës dhe rretheve

Nga Marjo Brakaj
4 Tetor 2024, 15:15 | Ekonomi

Tirana është vetëm “maja e ajsbergut” për sa i përket varfërisë. Fotografia “bardh e zi” e mospasjes gati në mjerin shfaqet më e gjallë se kurrë në rrethe, shkruan A2 CNN. Bashkë me kryeqytetin, vetëm Fieri, Durrësi dhe Korça patën vitin e shkuar sipas Institutit të Statistika të ardhura për frymë afër me mesataren kombëtare.

Të varfër dhe të pabarabartë. Fotografia “bardh e

“Kemi vetëm Tiranën mbi mesataren kombëtare dhe gjithë qarqet e tjerë nën mesatare. Ky është shkak kryesor se pse sot të vitin 2024 ne kemi këto çrregullime demografike”, thotë për A2 CNN Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

Qytetarët e Durrësit, Vlorës, Beratit, Dibrës, Elbasanit, Shkodrës, Lezhës e Kukësit sipas INSTAT, patën të ardhura vjetore gati sa gjysma e mesatares vendore. Kukësi rezulton edhe qarku më i varfër në shkallë vendi. Aty, të ardhurat e banorëve në një vitin ishin më pak se 3 mijë euro, thënë ndryshe sa gjysma e Tiranës e rreth 40 për qind më pak se mesatarja vendore.

Të varfër dhe të pabarabartë. Fotografia “bardh e

Pasojat e mos-pasjes janë të shumta. Shpopullimi është më i dukshmi. “Thuajse gjithë qarqet e veriut po përballen me këtë problem. Kjo për shkak të lënies në harresë për kaq shumë kohë”, thotë Tanellari.

“Kjo është dilema e madhe në qarqe, por edhe në nivel kombëtar. Në raport me atë që prodhohet në qarqe, ajo që kthehet në interesin publik është shumë e pakët. Ndaj ka edhe kështu disbalancash”, thotë Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore.

Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social.

“Kemi dështim të politikave të zhvillimit të rajoneve. Nuk dimë se ku duhet të mbështet zhvillimi i atij qarku, Kjo ka bërë që njerëzit të kenë më pak të ardhura e rrjedhimisht të shpenzojnë më pak”, thotë Haxhimali.

Një tjetër problem që lind si pasojë e varfërisë në rrethe është edhe shitimi i familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike. Kjo përkthehet më pas në më shumë para’ të harxhuara nga Buxheti i Shteti e frenim të investimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos