Çmimet e ushqimeve dhe produkteve po rriten më ngadalë këtë fillimvit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se inflacioni, treguesi i ndryshimit të çmimeve ra në 3.4 për qind në janar.
Në po të njëjtin muaj të një viti më parë, ky tregues përllogaritej në 7.2 për qind. Ky është niveli më i ulët i regjistruar të inflacionit prej nëntorit të vitit 2021, kur edhe nisi edhe kriza e çmimeve. Megjithatë, tek ushqimet dhe pijet, inflacioni mbeti i lartë, në nivelin 5.3 për qind. (A2 Televizion)