Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së premtes në Fier. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë.
Një 58-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit tip "Nissan" dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke humbur kështu edhe jetën nga plagët e marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(A2 Televizion)