Aksident me vdekje te kryqëzimi i Savrës, viktima po kalonte autostradën me karrocë dore

Nga A2 CNN
29 Mars 2024, 21:27 | Kronikë


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi një 55-vjçar ka përplasur për vdekje një të moshuar.

 

Aksident me vdekje te kryqëzimi i Savrës, viktima po kalonte
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Raportohet se shtetasi A. F. duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin H. S., 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Aksident me vdekje te kryqëzimi i Savrës, viktima po kalonte
Karroca e viktimës

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë