Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit. Sipas policisë, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një motor.
Përplasja ka qenë e rëndë dhe si pasojë e saj, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit, shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)