Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të prokurorisë në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Një ndër ta ishte edhe punonjësi i fabrikës në Gërdec, Qemal Mema. Në dëshminë e tij Mema hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur 18 vite më parë, ku humbën jetën 26 persona. Ai shprehet se ata nuk ishin të trajnuar dhe nuk kishte asnjë rregullore, por punonin me mjete primitive.
Një tjetër dëshmitar thotë se sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve.
Disa nga dëshmitë në gjyqin e Gërdecit
Qemal Mema: “Më punësoi Dritan Minxolli. Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Punonim me mjete primitive. Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në spitalin ushtarak. Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit. “Në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam patur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thanë se jam i siguruar, por lekët i merrja në dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos lëviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka”.
Murat Zguri: Isha shofer kamioni. Shtëpia ime është 100 metër larg shtëpisë së Qemal Deliut. Gruaja ime, punonte aty me barut. Kam pasur saldatriccë, veglat e mia të punës qëndronin te shtëpia e Qemalit. Ai e ka pasur më shumë sapdatriccën se unë në shtëpi. Nuk e di për ccfarë e ka përdorur.
Visha: Ai e kishte te shtëpia e tij saldatriçen. Ka qenë usta i kujdesshëm, por nuk e di a e ka pardorur për Gërdecin. E kam parë duke salduar në bodrum.
Për procesverbalin e 2008, Matliaj kundërshton dëshmitarin, thotë se e ka parë Qemal Deliun duke salduar në pjesën e pasme të shtëpisë.
Julian Pando, punonjës: Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha pergjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhej me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Kishim fikëse dore zjarri, të mëdha e te vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shume barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikëse. Thashë, kjo flakët nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë
Petrit Behari, specialist, ushtarak: Na thanë do kishim 5 grupe, por përfunduam me 20. Kujdesesha që djegorja të mos prekte gëzhojën. Demontimi i predhave 100 mm bëhej me forcën e krahut te muri. Dritan Minxolli na shikonte me urrejtje, nuk e di pse. Në vendet e tjera ku ka punuar, kemi bërë instruktazh, në Gërdec jo. Nuk kishte rregulla, aty çdo gjë ishte pa rregulla. Gëzhojat i thamë Mihalit janë shumë. Mihali tha, do t’i seleksionojmë, se është fillimi, por aty sasia e barutit u bë çdo ditë më e madhe. Baruti transportohej me karrocë. Kishte raste që karrocat prisheshin, te nesërmen vinin të salduara. Në momentin e shpërthimit, shikoj flakë nga hyrja. Sasi e tillë baruti, nuk shuhet me fikëse zjarri, duhet të largohesha. (A2 Televizion)