Aksident në aksin Berat-Lushnjë| “Benzi” përplas qytetarin, niset me urgjencë në gjendje të rëndë në spital

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 16:31 | Kronikë

Aksident në aksin Berat-Lushnjë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Lushnjë në afërsi të fshatit Çukas.

Sipas burimeve për A2 CNN bëhet me dije se mjeti tip Benz me targa AB 922 ER ka përplasur një person që sapo kishte zbritur nga motoçikleta.

Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motomjetit dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos