Aksident në Fier| Makina përplaset me motorin, plagoset rëndë një person

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 14:17 | Kronikë

Aksident në Fier

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Mbrostar, të Fierit.

Sipas burimeve për A2 CNN bëhet me dije se një automjet tip “Renault” është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motomjetit është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Mësohet se momentalisht ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:25, në aksin rrugor "Fier-Vajkan", shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos