Përplaset makina e policisë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, lëndohet shefi i Policisë së Kakavijës

Nga Rigels Malile
2 Nëntor 2024, 12:56 | Kronikë

Përplaset makina e policisë në aksin

Një aksident automobilistik ka ndodhur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kufitare në Gjirokastër. Automjeti i Policisë Kufitare është përplasur me një mjet tjetër. Për paspjë ka mbetur i lënduar shefi i stacionit kufitar të Kakavijës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku automjeti i Policisë Kufitare drejtuar nga Arben Meta, shefi i sektorit të Policisë Kufitare është përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga P.M. biznesmen kafeje. Përplasja ka qenë frontale.

Si pasojë ka ngelur i lënduar lehtë shefi i Policisë Kufitare A.M. i cili ka shkuar me urgjencë për mjekim të mëtejshëm në Spitalin e Gjirokastrës. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos