Aksident te Rruga e Elbasanit, 52-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe plagos dy persona

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 18:51 | Kronikë

Aksident te Rruga e Elbasanit, 52-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te rruga e Elbasanit në kryeqytet. Sipas Policisë një 52-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht një 63-vjeçar, që lëvizte me biçikletë dhe më pas një këmbësore, rreth 18 vjeçe. Më pas ai u përplas me murin rrethues të një selie diplomatike. Dy shtetasit e lënduar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos