
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Urakë–Katjel”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është arrestuar në flagrancë, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)