Aksidenti i djeshëm në fshatin Konjat, gjendet trupi i pajetë i drejtuesit të mjetit

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 09:57 | Kronikë

Aksidenti i djeshëm në fshatin Konjat, gjendet trupi i pajetë i

Është gjendur trupi i pajetë i shoferit të një automjeti tip Ford që doli nga rruga mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Konjat.

Mjeti me targa AA 750 UE mori me vete jashtë rrugës, barrierat e hekurta dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie, në anë të autostradës.

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë. Në Konjat aksidente të tilla janë të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani