Aksidenti me pasojë plagosjen e dy personave në Jonufër, dalin detajet

Nga Edi Ruçi
6 Nëntor 2024, 12:51 | Kronikë

Aksidenti me pasojë plagosjen e dy personave në Jonufër, dalin

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur përgjatë mbrëmjes së ditës së martë, në Jonufër. Në aksin nacional Vlorë-Radhimë-Orikum, një automjet i llojit Golf, sipas policisë së Vlorës, është përplasur me një tjetër mjet të llojit furgon.

Shkaktare e këtij aksidenti, siç konfirmon policia e qarkut, ka qenë mjeti i llojit Golf, drejtuesit i të cilit si rrjedhojë e shpejtësisë nuk ka mundur të kontrollojë mjetin në kohë në pjesën e kthesës, duke humbur kontrollin dhe duke kaluar në korsinë e kundërt të qarkullimit, shkruan A2 CNN.

Në këtë moment në sensin tjetër të rrugës po qarkullonte mjeti i llojit furgon, teksa Golfi i ka prerë rrugën duke u përplasur më pas të dyja mjetet. Si rrjedhojë e aksidentit, Policia e Qarkut të Vlorës konfirmon se janë plagosur dy personat të cilët kanë qenë në mjetin e llojit Volkswagen. I plagosur ka mbetur drejtuesi 30-vjeçar me inicialet R.K., si dhe pasagjeri në këtë mjet me inicialet F.M.

Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke mbledhur të gjitha provat përkatëse të cilat do të ndihmojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe rrethanave të tij. Gjithashtu, të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, përgjatë kësaj të mërkure ata raportohen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos