Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Mollaj. Automjet tip” Ford” i një punonjësi policie ka dalë nga rruga dhe është përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore.
46-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, dhe sipas njoftimit të Policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar trafikun, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)