Akuzohet për mashtrim, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për aktorin Rezart Veleshnja

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 15:35 | Kronikë

Akuzohet për mashtrim, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, është ndaluar ditën e sotme nga Policia, pasi akuzohet për mashtrim.

Përmes një njoftimi, Policia bëri të ditur se ai me anë të mashtrimit i ka marrë një personi një automjet dhe më pas e ka shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.

Ndërkohë që A2 CNN mëson se Gjykata e Durrësit ka vendosur ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ka vlerësuar të paligjshme masën e arrestit të kërkuar nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, vetë aktori Veleshnja, i ka hedhur poshtë akuzat. Përmes një videoje në rrjetet sociale, ai ka thënë se është thjesht një automjet që ai e ka përdorur, që më pas ka humbur. Ndërsa sot sipas tij është gjetur se kush e ka pasur automjetin.

Ai hedh akuza ndaj mediave, të cilat thjeshtë kanë postuar atë ç'ka thuhet në njoftimin e Policisë, informacione që sipas tij nuk janë të vërteta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos