Arrest me burg nga vendosur gjykata e Fierit për dy autorët e vrasjes së 19-vjeçarit Grei Bihuci 3 ditë më parë në qendër të qytetit. Dy të rinjtë Florian dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.
Klajdi Muka do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florjan Muka, në burgun e Fierit.
Avokati mbrojtës i të miturit, Ervis Goxhaj, në një deklaratë për mediat ka pohuar se Klajdi Muka nuk ka qenë aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti. Çështja për të do të kalojë në apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikëqyrje nga prindërit.
“Për të miturin organi i akuzës për të miturin që unë mbrojta nuk solli asnjë provë. Dukshëm nga vendi i ngjarjes dhe dinamika është vërtetuar fakti që Flotian Muka e ka kryer veprën penale me thikë, kurse i mituri që unë mbrojta nuk është aktiv në ngjarje përkundrazi është larguar sa ka filluar konflikti. Nga prokuroria u pretendua sikur i mituri ka goditur një nga eprosnat me përforcues grushti, por nga deklarimet që dha atentatori me këtë mjet ishte goditur ai në kokë, nuk korrespondon dinamika me deklarimet e prokurorit. Mendoj se vendimi i gjykatës nuk ishte i duhuri se po flasim një person 16 vjeç që është në shkollë dhe nuk ka prova bindëse e dyshime bindëse për kryerjen e veprës penale. Do ta ndjekim çështjen në apel”. (A2 Televizion)