Vranë me thikë 19-vjeçarin në Fier, prokuroria kërkon arrest me burg për 2 autorët

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 09:10 | Kronikë

Vranë me thikë 19-vjeçarin në Fier, prokuroria kërkon

Prokuroria e Fierit kërkon arrest me burg për dy autorët e vrasjes së 19-vjeçarit Grei Bihuci, 3 ditë më parë. Florian dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe për prodhim, blerje apo shitje të armëve të ftohta.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Fier.

Prokuroria e Fierit ka bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në qendër të Fierit dhe “shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë”.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, rreth orës 11:30 në qendër të Fierit ku autorët Florian dhe Klajdi Muka në bashkëpunim me njëri-tjetrin, goditën me thikë 19-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos