Një 30 vjeçar është rrahur me sende të forta mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në qendër të qytetit të Korçës.
Policia bën me dije se kanë qenë 3 persona që kanë shkuar në ambientet e lokalit dhe kanë goditur me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin A.K. banues në Tiranë.
Shkak për këtë ngjarje mendohet të jetë një borxh i pashlyer që 30 vjeçari kishte ndaj 3 autorëve.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë shkuar në ambientet e Komisariatit dhe ndaj tyre po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)