Ndërtimi dhe legalizimi i hotelit 7-katësh buzë detit, arrestohen 8 zyrtarë të ASHK dhe IVMT në Sarandë

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 11:25 | Kronikë

Ndërtimi dhe legalizimi i hotelit 7-katësh buzë detit, arrestohen

Ndërtimi e më pas legalizimi i një hoteli 7-katësh që ndodhet pranë vijës bregdetare të qytetit të Sarandës, ka futur në telashe me drejtësinë 11 zyrtarë të ASHK dhe IVMT-së në këtë qytet.

Urdhërarrestet janë lëshuar nga Prokuroria për hotelin që është në pronësi të një prej ish-drejtuesve të ALUIZNI-t në Sarandë dhe deri më tani janë ekzekutuar 8 prej tyre, ndërkohë që tre persona të tjerë mbeten ende në kërkim.

Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale "falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.

TË ARRESTUARIT:

E.S - Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

E.L - Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

I. P - Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;

V.Q - Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

T. S - Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

O.D - Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

D.B - Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe

M.S - Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë