Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Erdha vetë nga Dubai”, i akuzuari për mashtrimin 4.7 mln euro nxjerr blof policinë: Më hipën prapë në avion

Nga Armand Bajrami
14 Mars 2024, 11:09 | Kronikë

“Erdha vetë nga Dubai”, i akuzuari për mashtrimin 4.7 mln

Një ditë pasi u kthye në Rinas nga Dubai, Bruno Çobo, i akuzuar nga SPAK për “mashtrim kompjuterik” doli para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Gjykata vendosi vijimin e kësaj mase, ndërsa Çobo tha se ishte kthyer vetë në Shqipëri.

Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes sime. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, është shprehur Çobo.

Sipas avokatit të tij, Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t'i krijohen kushtet për t'u kthyer në Shqipëri.

Bruno Çobo akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në mashtrimin e shtetasve italiane përmes Call Center-ave të vendosur në Tiranë.

Sipas SPAK, ky rrjet kriminal është përgjegjës për episodeve të shumta mashtrimi të kryera ndaj personave me banim në të gjithë territorin e Italisë, të cilat i kanë dhënë grupit një fitim në total prej rreth 4.7 milionë euro, që dyshohet të jetë veç një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si rezultat i kësaj veprimtarie.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi