Atentati me tre të plagosur në Elbasan, autori i maskuar gaboi shënjestër

Nga Igli Çelmeta
21 Korrik 2026, 09:40 | Kronikë

Atentati me tre të plagosur në Elbasan, autori i maskuar gaboi

Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjetër që ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se edhe i maskuar me paruke. Sapo është afruar në verandën e lokalit ka qëlluar 7 herë më armë zjarri pistoletë duke plagosur Renaldo Mançen 31 vjeç dhe Armand Tomorricën 32 vjeç.

Plumbat kanë prekur edhe kamarierin e lokalit 19-vjeçarin Bjorgi Hoxha. Një polic, i cili nuk kishte armë shërbimi me vete, është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Gjatë ndjekjes nga polici, autori ka hedhur pistoletën në tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos