BKH arreston Adi Çobo Bazholin, i kërkuar nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 22:56 | Kronikë

BKH arreston Adi Çobo Bazholin, i kërkuar nga Italia në

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar Adi Çobo Bazholin, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”, bëjnë me dije burime nga hetimi.

Sipas informacioneve për gazertarin e A2CNN, Armand Bajrami në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Arrestimi vjen në të njëjtën ditë kur drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, deklaroi në Komisionin Parlamentar se po shqyrtohet ngritja e një strukture të posaçme brenda SPAK-ut për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

I pyetur nëse SPAK ka një strategji konkrete për këtë çështje, Braho u shpreh se është ende herët për të bërë publike detajet, por konfirmoi se po punohet për një qasje të re.

“Është herët, nuk dua të zbuloj sot gjë, por ajo që dua të them është se po mendojmë një reagim ndryshe institucional nga SPAK për të qenë i aftë vetë që të bëjë këto veprime të natyrës operacionale”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos