Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Godolesh të Elbasanit. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 49-vjeçar që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)