All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dosja "Metamorfoza", biznesmeni Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Nga Armand Bajrami
17 Prill 2025, 10:48 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen "Metamorfoza", tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar.

Përmes avokatit të tij, Gurali Brahimllari, Gjoka tha se çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se veçimi e dëmton çështjen.

All - Paragraf - 3

"Patëm pritshmëri nga Gjykata Kushtetuese për të deklaruar të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por nga Kushtetuesja kemi një vendim "as mish, as peshk".

Nga kërkesa për gjykim të shkurtuar e kërkoi edhe i pandehuri Edmond Preka, ndërsa të pandehurit e tjerë, përfshi ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-oficerët e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbega, kërkuan gjykim të shkurtuar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos