Krimi në familjet shqiptare që jetojnë në Itali ka goditur sërish.
Ngjarja e radhës është regjistruar në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.
Sipas mediave italiane, të cilave u referohet A2 CNN, shqiptari i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçare duke e mbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje, përballë dy fëmijëve të saj të vegjël.
30-vjeçari është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)