Ekstradohen nga Dubai 6 pjesëtarë grupesh kriminale

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 09:22 | Kronikë

Ekstradohen nga Dubai 6 pjesëtarë grupesh kriminale

Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.

Lajmin e ka dhënë Policia e Shtetit, shkruan A2.

6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Pritet të ekstradohen nga Dubai shtetasit:

-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;
-Shkëlzen Kraja;
-Ilir Lazri alias Ilir Sula;
-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj;
-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
-Merxhan Çeliku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos