Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në qytetin e Biefeldit në Gjermani.
Mediat raportojnë se Nimani është qëlluar nga persona ende të panjohur teksa ndodhej jashtë ambienteve të një lokali. Teksa autorët, janë larguar më pas me shpejtësi.
Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit. (A2 Televizion)