Dy shtetas në Elbasan kanë rënë në prangat e Policisë, si autorë të dyshuar të vjedhjes së disa biçikletave në qytet.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të dy autorët, 38 dhe 33 vjeç kanë qenë të dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e provave pas dyshimeve se këta shtetas fshihen edhe pas disa vjedhjeve të tjera.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan-Vodhën disa biçikleta, në muajin nëntor 2024 identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Të dy të arrestuarit, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë duke shitur një nga biçikletat e vjedhura.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimeve nga qytetarët, për vjedhjen e biçikletave, në lagje të ndryshme, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:
- M. T., 38 vjeç dhe L. Xh., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, janë autorë të vjedhjeve të 3 biçikletave, konkretisht;
-më datë 07.11.2024, në lagjen "28 Nëntori", kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit S. T., 42 vjeç;
-më datë 06.11.2024, në lagjen "Dyli Haxhire", dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases F. P., 38 vjeçe;
-më datë 05.11.2024, në lagjen "Kongresi", dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E. K., 58 vjeç.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore dhe të disa rasteve të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)