Gara për drejtorë policie në qarqe, ikin drejtuesit e vjetër, pikët i marrin të rinjtë

Nga Xhensila Kodra
11 Nëntor 2024, 15:15 | Kronikë

Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, duket se po sjell impulse të reja në radhët e uniformave blu. Kjo pasi në listën e bërë publike zyrtarisht nga Policia e Shtetit, vihet re se në renditjen me pikëzimet më të larta janë emra të rinj, dhe jo drejtuesit aktualë në drejtoritë përkatëse.

Aplikantët me pikëzimin më të ulët, kanë afat dy ditë për të bërë ankim pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikantëve.

Listën e kryeson drejtori aktual i Operacionales, Vilson Balla, i cili gjatë intervistimit me gojë mundi të grumbullojë në total 91 pikë. Emri i tij, mësohet të jetë më i lakuari deri më tani, për tu emëruar në krye të Policisë së Tiranës.

Qarku i Shkodrës, një ndër më të nxehtët për shkak të përplasjes mes grupeve rivale, pritet ti besohet Gentjan Berverit. Durrësi Fatmir Lleshajt, Elbasani Altin Menës, që më herët garoi për drejtor të përgjithshëm.

Në pikëzimin e renditjes së listës me 38 emra zyrtarësh kandidatë për drejtues policie, bie në sy pikëzimi i ulët i drejtuesve aktualë. E konkretisht, emiri i Tonin Vocajt, aktualisht drejtor i policisë së Tiranës, Gjovalin Loka, drejtues aktual në qarkun e Korçës, drejtori i Vlorës, Ermal Muça, Skënder Hita në Durrës, Alfred Elezi në Lezhë dhe Artan Bajraktari në Kukës.

Por, pavarësisht këtyre pikëzimeve, pritet për tu parë nësë emërimet në qarqe që do të bëjë drejrori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ilir Proda, do të ketë apo jo surpriza. Kjo për faktin se të gjithë kandidatët që kanë marrë pikë të ulëta gjatë intervistimit, kanë afat të hënën dhe të martën për të bërë ankimimet e tyre pranë komisionit të vlerësimit të aplikantëve.

Me hapjen e garës për drejtues policie në qarqe, proces ky që nuk ka ndodhur më herët në radhët e uniformave blu, shfaqën interes në total 43 zyrtarë policie që kanë gradën drejtues.

Gjatë fazës së parë u skualifikua një prej tyre, Edvin Ndreu, aktualisht shef i komisariatit 6 në Tiranë. Ndreu mësohet se ka fituar gradën drejtues me konkurs por ende nuk i është akorduar nga kryepolici Ilir Proda.

Nga gara më pas u tërhoq Ardjan Çipa, ndërsa tre aplikantë të tjerë nuk u paraqitën gjatë intervistimit me gojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos