Dy mina të paplasura, të vitit 1997 janë gjetur në një kanal vaditës në Shkodër. Bëhet e ditur se minat u gjetën rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të kanalit, në fshatin Bushat.
Minat e ndryshkura u gjetën nga punonjësit e bashkisë.
Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.
(A2 Televizion)