Fqinji i Pëllumb Matës, i cili u vra nga vajza e tij 19-vjeçare për shkak të konflikteve për fejesën e padëshiruar, ngre dyshimet për përfshirjen e familjarëve në krim. Në një deklaratë për mediat pas zbulimit të ngjarjes makabre në Shën Vlash të Durrësit, ai thotë se vajza nuk mund ta kryente e vetme këtë krim.
“Nuk ma do mendja që vajza e ka kryer vetë krimin, ajo vajza nuk është gjigante që ta ngrejë. patjetër që janë të përfshirë edhe familjarë të tjerë, se të hapet gropa një metër e gjysmë siç më thotë vëllai i vet mua. Ai është i habitur. Dyshimet janë te familja, 3 fëmijët dhe nëna, se s’ka mundësi që të vrasë burrin një fëmijë dhe mos ta dijë nëna. Nuk është varros larg, është brenda oborrit”.
Ai e tregon viktimën si një njeri të respektueshëm dhe familjar shumë të rregullt, po kështu edhe vajzën që kreu krimin, ai thotë se ishte shumë e urtë. Por sipas tij, ishin fanatikë dhe e kishin traditë martesën me mblesëri.
“As zhurma as ngatërresa familjare, ishte shumë i dashur dhe i respektueshëm. Nuk kemi dëgjuar të shtëna me armë. Absolutisht ka qenë shumë familjar i rregullt. Vajza më e urtë në botë, nëna nuk e bënte. Ka 4 fëmijë 2 çuna dy goca, njërën vajzë të martuar, njërën e paska pas në prag fejese në Ishëm këta e kanë traditë me shkuesi, mblesëri. Nuk e lejojnë ta gjejë burrin vetë”.
(A2 Televizion)