Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin mëngjesin e sotëm, ku një 19-vjeçare ka vrarë me armë zjarri babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen e lopës. E reja, studente, ka deklaruar në polici se i ati e kishte detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj.
Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar foton e viktimës dhe 19-vjeçares, e cila akuzohet se vrau të atin. Viktima është Pëllumb Meta, ndërsa vajza e arrestuar është Hygerta Meta. Dyshohet se ajo ka bashkëpunuar me persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë.

Vrasja ka ndodhur më datë 13 shkurt në fshatin Shënavlash, dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur për 10 ditë në oborr. Ka qenë denoncimi i njërit prej djemve që ka humbur kontaktet me babanë që u zbulua ngjarja e rëndë.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Hygerta Meta, ndërsa trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. (A2 Televizion)
