Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin udhëtonin 2 persona ka humbur drejtimin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi 21-vjeçar, banues në Shkodër dhe është plagosur pasagjeri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)