Një grabitje me një pistolete lodër ka ndodhur mbrëmjen e sotme një pikë këmbimi valutor në kryeqytet.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Kombinat rreth orës 20”10, ku një person i paidentifikuar dhe i maskuar nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.
(A2 Televizion)