Zjarri te Urgjenca, policia dhe prokuroria nisin punën për zbardhjen e shkaqeve

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 11:45 | Kronikë

Zjarri te Urgjenca, policia dhe prokuroria nisin punën për zbardhjen e

Komisariati i Policisë nr. 4 në kryeqytet, ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet hetimore për situatën që nxori jashtë funksionit Urgjencën Qëndrore të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

Burime nga Prokuroria e Tiranës konfirmojnë se kanë regjistruar referimin e policisë dhe po kryhen veprime hetimore lidhur me ngjarjen. 

Incidenti në ambientet e Urgjencës së re ka ndodhur, më 11 shkurt në katin e parë të ndërtesës, dhe mendohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për fat të mirë, është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos