Akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, flasin tre dëshmitarë në seancën ndaj Jemin Sherës

Nga Armand Bajrami
22 Shkurt 2024, 13:00 | Kronikë

Akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, flasin tre

Në seancën e radhës ndaj Jemin Sherës, i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias, u dëgjuan 3 dëshmitarë, staf i barit nga doli Sofia, pak para se të ekzekutohej më 25 shkurt të 2021.

Tre dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian, pasi ai e frekuentonte shpesh duke qenë se kishte banesën aty. Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa piramidës.

Pronarja e lokalit, Engjëllushe Banaj, ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj, po ashtu ai kishte banesën aty.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit, bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Sipas deklarimeve paraprake, ajo ka pranuar se ka shkuar disa herë për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës. Sipas SPAK, ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj.

Thëniet e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit. Në seancën e radhës, Prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra, i cili nuk është gjetur ende, si dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shyti. 

Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti, është dënuar me 7 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos