I kërkuar nga Italia për drogë, "Sundimi i ligjit" arreston vlonjatin me dy emra

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 13:03 | Kronikë

I kërkuar nga Italia për drogë, "Sundimi i ligjit"

Një 27-vjeçar nga Vlora është arrestuar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", pasi është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Në kuadër të operacionit “Purpose”, u bë i mundur arrestimi në lagjen “10 Korriku” i shtetasit  B. R. alias B. M., 27 vjeç.

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.   

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos