Vrau babain dhe e varrosi në oborr, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës

Nga Elitjona Doko
23 Shkurt 2024, 09:34 | Kronikë

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhjen me ngjarjen e rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ku vajza ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se për ngjarjen kanë patur dijeni edhe familjarë të tjerë, por mbetet e paqartë nëse kanë bashkëpunuar në vrasjen e kryefamiljarit.

Policia gjeti pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të 50-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, dhe pas hetimeve ka zbuluar se ai është vrarë nga e bija.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.

Mësohet se babai i saj (viktima), punonte si roje te tregu i makinave në Nishtulla.

Vajza ishte studente në vit të parë në Universitet, ndërsa dyshohet se ka patur lidhje me një djalë, çka sipas deklarimeve e ka kundërshtuar i ati që donte ta fejonte me një tjetër.

Ajo ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive që i ka bërë vendimit të të atit, ai nuk është tërhequr nga vendimi për fejesën me një djalë që vajza nuk e donte.

Kjo, sipas saj e ka çuar që të ndërmarrë aktin makabër, duke e vrarë, mbështjellë me batanije dhe groposur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos