I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 10:11 | Kronikë

I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, pranga 24-vjeçarit në

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Bëhet fjalë për Armando Bushin, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën e arrestit me burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 10”.  

I akuzuar nga Gjykata e Tiranës, për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet në Durrës dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë. 

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024